fbpx

Gruevski: Me Zaevin do të jetë sikurse “Rumble in the Jungle” dhe “rope a dope”

-

Kryeministri Nikolla Gruevski në intervistën e sotme për portalin “Press 24 bënë analogjinë me  ndeshjen e boksit ndërmjet  Mohamed Alisë dhe Xhorxh Formani dhe  betejën e tij me liderin e opozitës, Zoran Zaev. Gruevski thotë se kundërshtarin e ka motivuar një lloj sikurse këtë  ia ka bërë Formani Alisë.

– Ju kujtohet “Rumble in the Jungle”, beteja më e njohur e Kasius Klejit, përkatësisht Mohamed Alisë, pasi ndryshoi emri, në të gjithë karrierën e tij. Kjo ishte shumë herët. Askush në atë kohë nuk e priste se do të fitojë Xhorxh Forman, për shkak të përgatitjes të kundërshtarit ose në këtë rast të kundërshtarëve, por në fund ai sërish fitoi.

Ajo që Mohamed Ali arriti që të del më i zgjuar dhe ta mund  kundërshtarin. Kundërshtari i Alisë, Formani, kishte bërë një vlerësim krejtësisht të gabuar për hapat dhe mënyrën  se si Aliu do të luftonte. Forman në fillim godiste dhe godiste, kure Aliu lëshonte pe, rundë pas runde. Aliu lëshonte që Formani të luaj  “rope a dope” e quajtën strategjinë e tij, dhe ndodhi që Formani të lodhet në rundën e tetë, dhe atëherë Aliu filloi. Dhe mua më duket se ka përfunduar me nokaut, Formani u deklasua. E të gjithë pyeteshin në pse Aliu në 8 rundat e para luante ashtu boks, mendonin se ndeshja është e kurdisur, mendonin se Aliu është dobësuar, mirëpo e vërteta ishte se Aliu kishte strategji dhe sillej më ndryshe nga kundërshtari i tij. Runda e tetë është duke ardhur, goditja finale është më 24 prill- deklaroi Gruevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.