fbpx

Gruevski: Maqedonia ka rritje prej 223% sipas numrit të vendeve të reja të hapura të punës

-

Maqedonia është në vendin e parë me rritje prej 223% sipas numrit të vendeve të reja të hapura të punës për kokë banori në Evropë ndërsa në vendin e dytë është Sllovakia me rritje prej 128% apo dyfish më pak- deklaroi kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski, i pyetur për koment rreth raportit të fundit të “Ernst and Joung” ku analizohen 43 shtete në Evropë në lidhje me atë se çfarë rritje kanë në pjesë e vendeve të reja të punës për kokë banori në vitin 2014 krahasuar me vitin paraprak, pas vendosjes së gurthemelit në zonën zhvillimore ekonomike në Delçevë.

Kjo, siç tha kryeministri Gruevski, tregon se përpjekjet e qeverisë dhe investimet që janë bërë për hapjen e zonave zhvillimore ekonomike industriale kanë dhënë rezultate më të mëdha nga atë që ishin pritur.

“Jemi të inkurajuar të vazhdojmë me ndërtimin e zonave të reja teknologjike- industriale zhvillimore në më shumë vende të Maqedonisë dhe në afërsi të shumë qyteteve të ketë troje të gatshme me infrastrukturë të plotë për të pranuar investitorë të rinj- tha Gruevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.