fbpx

Gruevski: Do ta ndryshojmë lokacionin e tubimit të hënën

-

Nuk do të lejojmë dhunë në protestën që do ta organizojmë, theksoi sot kryeministri Nikolla Gruevski në prezantimin e tij në televizionin Sitel.

“Në bisedat në Klubin e deputetëve para disa ditëve, Nikolla Poposki  luti Zaevin nëse mundet të hënën, ata që planifikon t’i vendos nëpër tenda, disa orë të dislokohen, sepse ne atje e kemi planifikuar protestën, që të ketë krahasim, sa popull do të vijnë të mbështetin kauzën e tij kriminele e sa do të vijnë në tubimin për mbështetjen e Maqedonisë. Ai refuzoi dhe tha se nuk do t’i tërheq njerëzit, dhe për këtë do ta ndërrojmë vendin, për të cilin do të njoftojmë në mënyrë shtesë. Sipas kësaj shoh se Zaev dëshiron të ketë përleshje, të ketë probleme në këtë kaos që do të krijohej, ku do të ballafaqoheshin qytetarët, të gjej mënyrë që të del nga gjërat joligjore dhe kriminale që deri më tani i ka bërë” theksoi Gruevski.

Gruevski theksoi se pret që protestat e nesërme të jenë të qeta dhe jo të dhunshme. Por, nëse LSDM bën çfarëdo incidenti, do të reagohet, siç tha, në mënyrë përkatëse, sipas parimeve demokratike, Kushtetutës dhe ligjeve.

Kryeministri përsëriti se nuk do të jep dorëheqje sepse mandatin e ka fituar në zgjedhje të rregullta, korrekte dhe demokratike dhe se besimin e popullit asnjëherë nuk do ta shpërdor.

“As nuk planifikoj të jap dorëheqje e as që të ketë qeveri kalimtare. Kam obligim të ballafaqohem me këtë që po e bën Zaev, t’ia dal me këtë dhe të gjej mënyrë Maqedonia të shkoj përpara. Dhe do të shkoj përpara. Zaev pesë herë tha se materialet i ka marrë nga shërbimi i huaj sekret, do të thotë është i vetëdijshëm se dikush prej jashtë po e bën këtë skenarë. Nëse unë tërhiqem, do të ishte akti qyqar, unë do të ballafaqohem me sulmin kundër nesh dhe do të dëshmoj se Maqedonia mund të sulmohet me çfarëdo mënyre, Maqedonia do të tregoj se është e fortë, tha Gruevski.

Ai përmendi se tre funksionarët kanë dhënë dorëheqje sepse nuk kanë kurrfarë faji dhe duan këtë ta dëshmojnë pa prezencën dhe ndikimin e tyre.

“Tani ballafaqohemi me materialet në të cilat shihet kërkesë klasike e kërkimit të ryshfetit nga ana e Zaevit ndaj të paktën tre personave. Ai nuk tërhiqet nga posti, e këtë e kërkuam publikisht. Ja, nga qeveria u larguan pa kurrfarë faji, ndërsa ai këtë nuk e bën kur mund të ndikoj ndaj dëshmitarëve dhe ta përsërit veprën. Po të ishte i pastër, do të tërhiqej, shtoi Gruevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.