Takimi mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe nënkryetarin amerikan Xho Bajden në Uashington mbahet me kërkesë të qeverisë së Maqedonisë, thonë nga amabasada e SHBA-së në Shkup për portalin “Nova”.
“Qeveria e Maqedonisë kërkoi takim mes kryeministrit Gruevski dhe nënkryetarin Bajden, që mbahet sot që të bisedojnë për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, çështjeve të sigurisë dhe tema tjera të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Takimi do të mbahet më orën 21 sipas kohës lokale në Maqedoni.