fbpx

Gruevski: Jo që nuk i urrej shqiptarët, por është e kundërta

-

Në pjesën e tretë të mega-intervistës për portalin “Republika”, Nikolla Gruevski ka folur për dygjuhësinë, kantonizimin, për dallimet në kuptimin e patriotizmit, për “manipulimet e Sorosit për këtë përkufizim”

Gruevski thotë se të koncepti i kantonizimit më së shumti e frikëson “ndarja e shtetit”.

I pyetur se pse nuk janë ndarë Zvicrra dhe Belgjika, ai arsyetohet me atë se “është i madh dallimi mes atyre dhe neve”.

“E para, jetojmë në rajon turbulent, me shumë struktura radikale dhe konflikte në histori, me një pjesë të fqinjëve të cilët, sikur edhe përgjatë historisë, ende ndaj Maqedonisë dhe një pjesë të saj shohin si gjah të mundshëm në të ardhmen. Nuk është e rastësishme që çështja maqedonase ende nuk është mbyllur. Kantoni është shtet në shtet, që ka të drejtë për vetpërcaktim e deri në ndarje. Ndërsa, kjo është Ballkan. Ne nuk kemi nga 60.000 euro PBV për banorë, që kjo të jetë faktor koheziv. Shihni Bosnjën, ajo është shteti kanton. Le të bien Belgjika ose Zvicra në 5000-6000 euro PBV për banorë, dhe do të shihni çfarë do të ndodh me kantonet. Qëllimi im dhe qëndrimi i VMRO-DPMNE-së nuk është kundër shqiptarëve, por në drejtim të ruajtjes së tërësisë së shtetit. Edhe çdo shqiptar që jeton në këtë shtet, dhe jo diku tjetër, duhet ta dijë se ne jemi në anën e tyre, dhe jo kundër tyre. Dhe çdo shqiptarë që dëshiron të jetoj në këtë shtet e jo në ndonjë tjetër, duhet të dijë se ne jemi në anën e tij e jo kundër tij” thotë Gruevski.

Duke folur për çështjen nëse është patriot ose nacionalist, Gruevski thotë se në kohën kur nuk na njohin identitetin dhe emrin, OJQ-së e Sorosit propagandojnë dhe imponojnë ndjenjë të turpit, sajojnë tregim se si duhet për hir të nderit të mbahet qëndrim i fortë për këto tema dhe luftojnë me të gjitha forcat ta rrëzojnë VMRO DPMNE-në nga pushteti që më lehtë të ecin me LSDM-në. Dhe në këtë drejtim na bëjnë “nacionalistë, jo- demokratë, regjim, kriminel, njerëz të këqij, na bëjnë sajesa, na nxjerrin nga konteksti…” pohon Gruevski.

“Disa media dhe politikanë që janë kundërshtarë të mi, u kanë mbjellë kokën tjerëve se i urrej shqiptarët, se jam kundër tyre, se jam kundër gjuhës shqipe, kundër universiteteve, flamurit e kështu me radhë, që është e pavërtetë. E pavërtetë e plotë. Përveç që nuk është e vërtetë, është edhe e kundërta. Dhe shihni, këtë e thonë nga LSDM, partia që në të kaluarën me vepër ka dëshmuar kundër- shqiptarizëm” thotë më tej Gruevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.