“Me shqetësim e pranova lajmin për sulmet terroriste në Paris, në të cilët jetën e humbën një numër i madh i njerëzve dhe ku ka një numër të madh të të lënduarve dhe në këto momente të vështira të pikëllimit të popullit miqësor francez, me lejoni të shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave të këtij akti barbar dhe kundër civilizimit, ndërsa të lënduarve t’iu uroj shërim të shpejtë”, thekson kryeministri në letrën e ngushëllimit pas rastit të mbrëmshëm, ku humbën jeta mbi 150 persona, ndërkaq u plagosën qindra të tjerë.

Ai shton se mendja dhe lutjet e qytetarëve të Maqedonisë janë me popullin francez.

“Republika e Maqedonisë ashpër i dënon dhe kundërshton çfarëdo lloj sulme terroriste dhe qëndron krah për krah me Francën dhe aleatët e tanë në luftën kundër terrorizmit, me të cilin po ballafaqohemi”, thuhet në  telegramin e ngushëllimit.