Kryeministri Nikolla Gruevski i shoqëruar nga ministri për transport dhe lidhje Vlado Misajlovski, zëvendës- ministrin e arsimit dhe shkencës, Spiro Ristovski, kryetarin e qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe drejtorë të disa ndërmarrje publike vizituan fshatrat Moranë, Studeniçan dhe Koliçan të Poshtëm.

Gjatë takimeve me kryeministrin qytetarët kërkuan vazhdimin e linjës së autobusit të NPT deri në qendër të Moranës ndërsa Trajanovski mori obligim nga Gruevski që ta bëjë këtë në kohë sa më të shkurtë të mundshme.

Nga takimet me qytetarët u arrit edhe marrëveshja që ministria e transportit dhe lidhje ta shqyrtoj mundësinë që të ndihmohet komuna e Studeniçanit që të ndërtohet stacionin për filtrim, por edhe të zgjidhen problemet me furnizimin e energjisë elektrike.

Banorët e Koliçanit të Poshtëm kërkuan që të lidhen me rrugë me komunën dhe t’u përmirësohet furnizimi me ujë.