Gruevski edhe më tej është kryeministër- në internet

-

Ish kryeministri i R. së Maqedonisë, Nikolla Gruevski edhe pse i është konstatuar dorëheqja nga ana e kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, në internet edhe më tej “është kryeministër”.

Gruevski edhe më tej figuron si kryeministër thuajse në të gjitha faqet zyrtare të internetit si dhe në faqen zyrtare të Qeverisë, edhe pse ai tani është vetëm lider i VMRO DPMNE-së ndërsa kryeministri i Qeverisë është Emil Dimitriev.

Në profilin zyrtar të Gruevskit në Facebook thuhet: Kryeministër i R. së Maqedonisë dhe lider i VMRO DPMNE-së ndërsa në informacionin e punës thuhet se është kryeministër nga gushti i vitit 2006 dhe se ende e kryen këtë funksion.

E njëjta për Gruevskin shkruan edhe në profilin në Twitter.

Në faqen zyrtare të qeverisë së R. së Maqedonisë, në kategorinë kryetari i qeverisë qëndron “Nikolla Gruevski” edhe pse prej dje zyrtarisht kryeministër është Emil Dimitriev.

Edhe në faqen zyrtare të VMRO DPMNE-së shkruan se Nikolla Gruevski edhe më tej është kryeministër i shtetit.

Vetëm Wikipedia i ka përditësuar të dhëna në kohë, kështu që në faqen e tyre për Maqedoninë qëndron se prej 18 janarit 2016 kryeministri i përkohshëm është Emil Dimitriev.

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...