fbpx

Gruevski: Dy kompani kineze seriozisht të interesuara për investim në Maqedoni

-

Dy kompani kineze janë seriozisht të interesuara për ndërtimin e një thertoreje të madhe dhe një fabrike të çimentos në Maqedoni. Por ekziston edhe interes për realizimin edhe të projekteve energjetike, paralajmëroi kryeministri Nikolla Gruevski pas takimit të sotëm bilateral me kolegun kinez Li Keçijang në Beograd në kuadër të Samitit në mes të shefave të qeverive të RP të Kinës dhe vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

-Në takim i riafirmuam  projektet të cilat I hapëm vitin që shkoi nga të cilët njëri është ndërtim I një ferme të madhe dhe një thertoreje për të cilën gjithnjë gjer më tani një kompani e madhe kineze erdhi tre here në Maqedoni dhe I hulumtoi të gjitha mundësitë. Bëjnë analiza dhe gjer më tani janë me mbresa positive, por mbetet të shohim se a do të vijë gjer te finalizimi. Edhe vjet, e sidomos tani, treguan interes të lartë për ndërtimin e çimentores. Kryeministri kërkoi të shpejtohen bisedimet rreth kësaj-deklaroi kryeministri Gruevski pas takimit bilateral duke theksuar se është falenderuar për përkrahjen e Kinës në ndërtimin e autostradave Kërçovë-Ohër dhe Shkup-Shtip.

Ai vuri në pah se gjatë takimit u bisedua edhe për projekte në pjesën e energjetikës dhe turizmit, si dhe industrinë dhe zonat industriale.

-Biseduam edhe për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë. Nga ana jonë ministri i financave Zoran Stavreski, dhe ministri për transport dhe lidhje Mile Janakieski, u morën vesh që shpejt të nisin bisedime me ministrat e tyre para së gjithash për financa, për detaje, apo se cila do të jetë mënyra e financimit dhe si do të ndërtohet. . parimisht, ne jemi shumë të interesuar, por duam të shohim detajet, mënyrën dhe kushtet se si do të financohet-tha Gruevski.

U bisedua edhe për nënshkrimin e marrëveshjes për autotransport për çka siç tha kryeministri, kompani kineze tashmë kanë shfaqur interes.

-Me institucionet financiare kinete por edhe me tjera, biseduam edhe për përmbylljen e plotë të pakos financiare për ndërtimin e gazpërçuesit primar në Republikën e Maqedonisë dhe shpresoj se së shpejti këtë do ta mbylli, qoftë me Eksim bankën e tyre apo edhe me BEZHD ose edhe me ndonjë institucion tjetër financiar- potencoi Gruevski dhe shfaqi shpresë se pjesë të projekteve do të realizohen me sukses.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.