fbpx

Gruevski: Duhet, patjetër dhe do të arrijmë të kemi zgjedhje më 24 prill

-

“Duhet, patjetër dhe do të arrijmë të kemi zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike më 24 prill. Kjo është dëshira e shumicës së qytetarëve dhe partive më të mëdha në krye me VMRO DPMNE-në”- deklaroi sot kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski në edicionin e lajmeve në “Sitel”.

“Me zgjedhjet e 24 prillit do t’i vihet fundi krizës politike që po i pengon popullit. Mendimi im është se Zoran Zaev dhe LSDM kanë politikë të gabuar për shtetin dhe partinë e tyre. Ata duan t’i bindin të gjithë se zgjedhje nuk duan për diç tjetër. Ata vitin e kaluar kërkuan zgjedhje, ne menjëherë u dakorduam. Bashkërisht firmosëm marrëveshje me faktorin e huaj. Të gjithë u pajtuam për zgjedhje më 24 prill. Nuk e kam të qartë pse thonë se kemi marrë vendim të njëanshëm për zgjedhje. Si mundet kështu kur kemi firmosur marrëveshje për datën e zgjedhjeve? Përveç kësaj, të gjitha partitë në Kuvend votuan ligj me të cilin parashihet data e zgjedhjeve” tha Gruevski.

Kreu i VMRO DPMNE-së vlerëson se ka mjaft kohë për pastrimin e listave zgjedhore, madje se ka rezervë nëse ka vullnet për punë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.