fbpx

Gruevski dhe Zaevi të gatshëm për zgjedhje, mbetet vetëm edhe të dakordohet data

-

Liderët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, gjatë fundjavës konfirmuan se dy partitë më të mëdha politike në Maqedoni janë të gatshme për zgjedhje dhe bënë thirrje që ato të mbahen sa më shpejtë. Sipas ish-kryeministrit dhe lider i partisë në pushtet, në këtë mënyrë shkurtohen dëmet që i pësojnë ekonomia dhe qytetarët.

Nga fjalimet e dy liderëve fitohet përshtypje se zgjedhjet tashmë janë dakorduar dhe se mbetet vetëm saktësimi i datës së mbajtjes së tyre.

Mediat spekulojnë se data e zgjedhjeve do të kontraktohet në takimin me ndihmës-sekretaren shtetërore amerikane Viktoria Nuland, e cila do të duhet të mbërrijë në Shkup në fillim të korrikut.

Lideri i partisë në pushtet, në fjalimin e mbajtur në konferencën e 25-të të Bashkimit të Forcave të Reja (BFR) të VMRO-DPMNE-së, tha se partia e tij është fituese e sigurt në zgjedhjet e radhës, kurdo që të mbahen ato.

– Sa më vonë që të mbahen, aq më i madh do të jetë dënimi për LSDM-në për shkak të këtyre politikave të saj dhe dëmeve që ua shkakton të gjithë qytetarëve. Në katër ose dhjetë muajt e ardhshëm, sidoqoftë, Maqedonia do t’i japë fund kësaj loje politike dhe fushatës politike. Zgjedhje do të ketë dhe besimin do ta rifitojë VMRO-DPMNE-ja – bëri të ditur Gruevski.

Nga ana tjetër, lideri i opozitës tha se LSDM-ja është e gatshme për zgjedhje, por se paraprakisht duhet të përmbushen kushtet kryesore.

– Ne jemi partia e vetme që në dhjetor miratoi program zgjedhor në kongres, të përgatitur me shtab të formuar të hyjë në aktivitete zgjedhore … Nëse populli vendosë t’ia japë nderin LSDM-së si parti e radhitur në vendin e parë në Maqedoni, po, gjithsesi do ta rrëmbej këtë nder për të treguar rezultat – tha Zaevi.

Sipas tij, zgjedhje korrekte dhe të besueshme janë të mundshme edhe në vjeshtë, nëse përmbushen dy kushtet nga Marrëveshja e Përzhinës – pastrim i listës së zgjedhësve dhe rregullimi i mediave.

– Pushteti nuk dëshiron që t’i largojë kthetrat e saj politike që i ka vënë në Këshillin e Agjencisë së mediave dhe në RTVM. Dhamë edhe nisma tjera, e gjithë kjo me qëllim përfundimtar – sa më shpejtë të përfundojë kjo krizë përmes zgjedhjeve të rregullta, korrekte dhe demokratike – tha Zaevi.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.