Deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Miloshoski në profilin e tij në Facebook shpërndau fotografi nga deputetët e Koalicioni për Maqedoni më të mirë nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, ku shihet se në krye qëndrojnë kryetari i deritanishëm Trajko Veljanovski ndërsa pranë tij shihet lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski.

Miloshoski shkroi se deputetët kanë qenë aty që t’i “afirmojnë” qëndrimet që partia vazhdimisht i përsërit gjegjësisht se çdo deputet ka mandat dhe obligim “që t’i respektoj dhe t’i mbroj” Rregulloren, ligjet dhe kushtetutën, se përpjekja për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me shkeljen e Rregullores dhe ligjeve është joligjore, si dhe Maqedonisë në këto kohëra të ndjeshme nuk i duhet kryetar joligjor të Kuvendit, qeveri joligjore dhe krijimin e presedencave të rënda politike.

Miloshoski shkroi edhe se “as dhuna politike, as dhuna fizike në Kuvend nuk arsyetohen, e as për disa individë të dhunshëm nuk duhet i tërë populli paqedashës të quhet terrorist”.