Takimi i grupeve punuese i katër partive politike në vend përfundoi pas një ore e gjysmë.
Përfaqësuesit e partive politike pas takimit nuk dhanë deklarata përveç përfaqësuesit të BDI-së, Artan Grubi i cili vlerësoi se takimi ka ecur mirë.
Në takimin e sotëm, temë e bisedimeve kanë qenë lista zgjedhore dhe pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje. Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në rend dite do të diskutohet në ndonjërin prej takimeve të radhës.