Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe do ta forcoj shoqërinë dhe ky është një ndër shtyllat kyçe të platformës së BDI-së për zgjedhjet e 11 dhjetorit, deklaroi në konferencë shtypi zëdhënësi i BDI-së, Artan Grubi, i cili është bartës i listës në njësinë zgjedhore 1.
“Edhe pse narrativi maqedonas shoqëror ishte dramatik lidhur me ndryshimet e Kushtetutës, Ligjit për amnisti, Ligjin për ndarjen territoriale, decentralizimin, përdorimin e gjuhës shqipe në shumë organe shtetërore dhe lokale, përdorimin zyrtar të flamurit kombëtar shqiptar, vendosjen e dy universiteteve shqipe, punësimin e rreth 25.000 shqiptarëve në administratë, vendosjen e shqiponjës në Çair si dhe shumë projekte tjera të BDI-së, megjithatë asgjë të keqe nuk i ndodhi Maqedonisë e as popullit maqedonas” tha Grubi.
Ai thotë se shoqëria maqedonas është bë e barabartë, më tolerante dhe kohezive ndërsa Maqedonia do të bëhet edhe më e fuqishme nëse miratohet ligj i veçantë për përdorimin e gjuhës shqipe në Parlament.