fbpx

Greqia javën e ardhshme para kohe do të zgjedh president

-

Kriza politike në Greqi ndikoi në  zgjedhje të parakohshme presidenciale. Në vend që votimi të bëhej në mars, ato do të bëhen javën e ardhshme më 17 dhjetor. Kryeministri Andonio Samaras dhe zëvendës kryeministri Evangelos Venizolos bërën një kthesë të paparashikueshme me njoftimin e djeshëm se do të shpejtohet procesi i zgjedhjes së presidentit, që sipas procedurës së rregullt duhej të ndodh në fillim të vitit 2015. Samaras nesër do t’i drejtohet opinionit dhe do të shpalos emrin e kandidatit të koalicionit qeveritarë.

“kryeministri Samaras dhe zëvendëskryeministri Venizelos pasi që e njoftuan kryetarin e shtetit kërkuan nga kryeparlamentari të shpejtojë procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe votimi do të bëhet më 17 dhjetorë 2014”, njoftoi zëdhënësi i qeverisë Sofija Vultepsi. Si shkak për votim para kohe theksohet pasiguria politike në të cilën SIRIZA e ka shtyrë Greqinë në kërkesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe qëllimi është t’i vihet fund situatës së tillë që me sukses të mbarojnë bisedimet me Trojkën. Sipas Vultepsi, SIRIZA prishën imazhin e Greqisë si shtet me stabilitet politik dhe ekonomik, duke minuar pozitën e saj për marrëveshje me përfaqësuesit e Trojkës.

 

Në Greqi kryetarin e zgjedh parlamenti, nuk ka zgjedhje popullore për kryetar shteti. Sipas procedurës zyrtares, për kandidatin votohet tre herë në parlament dhe nëse pas tre herëve nuk zgjidhet kryetari atëherë shpallen zgjedhje të parakohshme. Votimi i parë parlamentarë do të jetë më 17 dhjetorë, i dyti më 22 dhjetorë, ndërsa i treti më 27 dhjetorë. Në fazën e parë dhe të dytë për t’u zgjedhur kryetar nevojitet shumicë nga 200 deputetë, ndërsa në raundin e tretë nevojiten 180 deputetë. Për momentin ekziston dyshim i madh se koalicioni qeveritarë i Demokracisë së Re dhe PASOK do të mund të sigurojnë 180 deputetë. Samaras dhe Venizelos për momentin kanë shumicë margjinale prej 153 deputetësh . Nëse nuk ia arrijnë qëllimit të sigurojnë përkrahje nga 180 deputetë në Parlament atëherë sipas ligjit për 10 ditë shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare, që supozohet se mund të ndodhin më 18 ose 25 janar.

 

Kjo është hera e parë që parlamenti grek do të vazhdojë në mënyrë aktive të punojë, në vend që të pushojë gjatë festave të Krishtlindjeve.

Vendimi që zgjedhja e presidentit të bëhet para kohe, vjen një ditë pas votimit të buxhetit për 2015 me 155 vota në parlament dhe vendimi i Eurogrupit Greqia të të mbarojë me të gjitha obligimet dhe masat për kursim në dy muajt e parë të vitit të ardhshëm.

 

M.P.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.