fbpx

Greqia para vendimit historik

-

Grekët filluan sot të votojnë për një referendum, rezultati i të cilit do të jetë vendimtar për të ardhmen e qeverisë të parë të të majtës radikale në BE, por gjithashtu për vendin e Greqisë në familjen evropiane. Qendrat e votimit u hapën në orën 6 të mëngjesit me orën tonë, për një referendum në kuadër të pranimit ose jo të propozimit të reformave që kanë sugjeruar kreditorët e huaj. Pyetja në referendum është: “A duhet pranuar plani i marrëveshjes i paraqitur nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) gjatë Eurogrupit të 25 qershorit?. Përgjigje pritet t’i japin rreth 10 milionë grekë. Kryeministri grek, Aleksis Cipras, pasi hodhi votën e tij, deklaroi se asnjë nuk mund të injorojë vendosmërinë e një populli për të marrë në dorë fatin e tij. Qeveria e tij bëri fushatë për “jo” në këtë referendum. Pikërisht, për këtë qëndrim të rreptë ai ishte votuar kur fitoi zgjedhjet e fundit në Greqi.

Zërat nga të gjitha palët tregojnë pesimizëm të madh për atë se çfarë do të ndodh me Greqinë javën e ardhshme. Disa janë më të zëshëm se referendumi është i dobishëm, por i vonuar 5 muaj, njëra palë do të votoj nga frika se çfarë i pret deri nesër ndërsa pala tjetër për shkak të lodhjes pesëvjeçare të kursimit dhe papunësisë. Edhe ata që do të votojnë për masat edhe ata që do të votojnë kundër janë të zëshëm se pa marr parasysh epilogut Greqinë e presin ditët e vështira.

“Sot populli grek po dërgon një mesazh të fuqishëm dinjiteti dhe vendosmërie, një mesazh që thotë se ata po marrin vendimin e tyre, zgjedhjen e tyre. Shumë njerëz mund ta injorojnë vullnetin e qeverisë, por ama askush nuk mund të injorojë vullnetin e popullit të jetojë me vendosmëri, dhe të marrë fatin e tij në duart e veta.

Shqetësimi, frika dhe brengosja janë përzier me mllef të madh, para se gjithash sepse nuk shohin kurrfarë zgjidhje edhe pas pesë viteve recesion.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.