fbpx

Greqia “noton” në ujëra të panjohur: Parlamenti miratoi referendumin

-

Me 178 vota pro dhe 120 vota kundër deputetët votuan për mbajtjen e një referendumi, për propozimin e mëparshëm të masave të kursimit dhe të reformave, të propozuara nga kreditorët ndërkombëtarë. Në fillim u bë e ditur se pro referendumit kishin votuar 179 vetë, por pas një numërimi të ri, shifra u korrigjua. Partia Syriza e Ciprasit ka shumicën në Parlament, prandaj aprovimi i Parlamentit në Athinë për referendumin konsiderohej i sigurtë.

Nëse grekët do të votojnë me të vërtetë me shumicë kundër kushteve të kreditorëve – siç pritet nga qeveria e Athinës – kjo është gjithçka tjetër po jo e qartë. Fakt është: në dy sondazhe, një shumicë e qartë e grekëve u shpreh pro gjetjes së një kompromisi me kreditorët. Sondazhet megjithatë u zhvilluan para deklaratës së papritur për një referendum, gjë që e ka futur Eurozonën në krizën më të rëndë që prej futjes së monedhës së përbashkët.
Opozita në Greqi e akuzon Ciprasin se fshihet pas popullit. Ai duhet të marrë vetë një vendim dhe ta mbrojë atë, tha ish-kryeministri Antonis Samaras. Për më tepër, referendumi nuk ka kuptim, sepse negociatat me donatorët gjithsesi kanë përfunduar.
Ciprasi e pati shpallur papritur referendumin natën duke gdhirë e shtuna. Pas kësaj, ministrat e Financave të Eurozonës vendosën t’ia mbyllin rubinetin e parave Greqisë dhe që deri në një vendim tjetër të mos e furnizojnë më me para ndihmë Greqinë. Në një takim të posaçëm në Bruksel, ata e refuzuan një zgjatje të programit të ndihmës për Athinën, që po përfundon.

Ndërkohë Eurogrupi, që për herë të parë ka nxjerrë jashtë gjatë samitit të tij ministrin grek të Financave, ka kundërshtuar të japë një shtyrje disaditore të programit të ndihmës për Greqinë, që mbaron në këtë mënyrë në datën 30 qershor, teksa ekonomia e vendit si dhe sistemi bankar ndodhen tashmë në një boshllëk tepër të rrezikshëm. Rol të rëndësishëm në ditët në vijim luan vendimi i BQE-së për likuiditetin e bankave greke, kur flitet për vendosjen e sistemit të kontrollit të kapitalit, për të parandaluar rrjedhjen masive të parave nga institucionet financiare të vendit.

Megjithëse ka disa deklarata për mbështetjen e Greqisë, që ajo të mos largohet nga Eurozona dhe vihen re disa lëvizje të udhëheqësve europianë për një samit të jashtëzakonshëm të BE-së, ministri gjerman i Financave, në dy intervista të orëve të fundit është shprehur se çdo gjë varet nga grekët, por politika e Ciprasit e vështirëson situatën.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.