fbpx

Greqia më 25 janar do të ketë zgjedhje parlamentare

-

Ashtu siç edhe pritej ka dështuar edhe votimi i trete i parlamentit grek për të zgjedhur presidentin e Republikës dhe kështu sipas kushtetutes parlamenti shpërndahet dhe vendi shkon drejt zgjedhjeve te parakohshme.

Dështimi i Parlamentit të Greqisë për ta zgjedhur presidentin e këtij vendi, për të tretën herë, do të thotë se Greqia do të mbajë zgjedhje të parakohshme në janar të vitit të ardhshëm. Ish-komisionari i Bashkimit Evropian, Stavros Dimas, sot i mori 168, ndërsa kërkoheshin së paku 180 vota, për tu zgjedhur president. Tash, brenda 10 ditësh, duhet të shpërndahet përbërja aktuale e parlamentit, dhe të thirren zgjedhjet e reja. Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, tha se zgjedhjet e reja do të mbahen më 25 janar. Ai më herët kishte vlerësuar se zgjedhjet e saj do të ishin “shkatërruese” për këtë vend.

Kryeministri grek qe ka thirrur ne oren 2:00, ora lokale, mbledhjen urgjente te kabinentit qeveritar, pritet qe te komunikoje edhe diten e zgjedhjeve te reja qe thuhet se do te zhvillohen ne fund te janarit ose ne fillim te shkurtit.
Vlen te theksohet se gjithe bursat europiane kane pesuar nje renie qe ne hapjen e tyre dhe po ashtu edhe bursa e Athines me -7 pike  me veshtrimin ne votimin e ligjvenesve greke,ndersa  klima e pasigurise qe shkakton destabiliteti politik ne Greqi pritet te pershkallezohet ne oret e ardhshme.

Por nga ana tjeter agjencia Reuters në nje artikull të saj ne oret e para te mengjesit komenton se tashme Europa duhet te pranoje qe ne Greqi mund te qeverisin Radikalet e Majte.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.