Gazetarët grek janë të revoltuar nga vendimi i Ministrisë së migrimit që përkohësisht t’u ndalohet qasja në qendrat e emigrantëve. Menjëherë pas incidenteve në Idomeni, Ministria njoftoi se nuk do t’u jepen leje gazetarëve për qasje deri te  kampet q pranimit ku bëhet regjistrimi i emigrantëve. Nga Ministria theksojnë se bëhet fjalë për masë të përkohshme dhe se për kohë të shkurtë sërish do të japin leje.

“Për momentin qendrat duhet të jenë të gatshëm në mënyrën më të mirë që të ballafaqohen me krizën humanitare, që i tangon të gjithë refugjatë që kanë hyrë në vend. Të punësuarit për çdo ditë duhet të ballafaqohen me fluksin e njerëzve që kërkojnë strehim dhe mbijetesë në vend, të mbrohen nga personat që duan të përfitojnë prej tyre si dhe të vazhdojnë me rrugën e tyre” thuhet në njoftim.

Gazetarët e huaj dhe ata grek dënuan vendimin e Ministrisë si akt censure dhe tenton që të fshihen nga sytë e mediumeve, e me këtë edhe nga opinioni, ngjarjet e vërteta dhe kushtet në të cilat me ditë të tëra presin emigrantët.

Shoqata e gazetarëve dhe redaktorëve të Greqisë reaguan se vendimi i tillë është i pabazë dhe në asnjë rast nuk arsyetohet ndalesa me të cilën shkelen të drejtat kushtetuese siç është e drejta e shtypit dhe informimit.