Greqia ka dërguar notë proteste në Maqedoni për shkak të incidenteve në kufi.
Sipas njoftimit nga ministria e jashtme greke, ambasadori grek në Maqedoni, Teoharis Lalakos deri te autoritetet e vendit ka dërguar dy demarshe për shkak të situatës në Idomeni.
“Ambasadori Lalakos qartë theksoi se përdorimi i dhunës në asnjë mënyrë nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit dhe tërësisht bie ndesh me dispozitat e të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare. Ai i bëri thirrje shtetit fqinj që të përgjigjet në mënyrë përkatëse ndaj kushteve dhe të tregojë përgjegjësi” thuhet një njoftimin e MPJ-së greke.