fbpx

Shoqatat civile të Tetovës të shqetësuara nga “Jugohromi”

-

rotestuesit kundër ndotjes së ajrit në Tetovë  në formë të simbolikës i vunë drynin fabrikës së Jugokromit në Jegunovcë përkundër kundërshtimin të sigurimit të këtij kombinati që edhe është ndotësi më i madh i ajrit në Tetovë dhe më gjërë. Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, qindra protestues nën udhëheqje të Eco Guerillës, kanë protestuar sot para dyerve të Jugokromit, duke kërkuar që drejtuesit e saj të vënë filtrat ose të vënë çelësin. Para hyrjes në kombinat, protestuesit kanë sjellë edhe një sarkofag, në shenjë proteste ndaj qeverisë e cila, nuk ndalon  ndotësin më të madh të ajrit, por lejon që të vdesin nga kanceri një numër i madh i banorëve të Pollogut.

“Unë Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot juve qytetarëve të Tetovës ua solla dhuratë këtë arkivol. E dimë që është pak në krahasim me mijëra vdekjet që ndodhin në Tetovë  shkaku i kancerit në mushkëri , por ne me fitimet milionëshe të kësaj fabrike e cila është duke ju helmuar premtojmë se, të gjithë qytetarëve të Tetovës së shpejti do iu sjellim nga një arkivol”.

Në shenjë protestë ndaj qeverisë e cila mbyll sytë kur është në pyetje Jugokromi, protestuesit për një minutë kanë venduar maskat në sy dhe jo në fytyrë, duke theksuar nuk janë kundër punëtorëve të Jugokromit, por kundër pronarëve të fabrikës, të cilët edhe pse fitimet i kanë disa milionëshe, nuk vendojnë filtra dhe vazhdojnë të ndotin ambientin.

“Jemi këtu për ti kërkuar këtij ndotësi që shihni pas nesh që tu vendosin filtrat oxhaqeve të tyre që vjellin vetëm helm dhe kancer për ne. Nuk jemi këtu kundër punëtorëve të kësaj fabrike por edhe e drejta dhe dinjiteti i tyre shkelet këtu, ne jemi këtu që të kërkojmë nga korporata Ruse që udhëheq me këtë impiant që ti vendoj filtrat. Ne nuk do ndalemi dhe do vazhdojmë edhe më tutje, zgjidhje dhe ajër tjetër nuk kemi, kemi vetëm këtë ajër që e thithim këtu dhe ky nuk është ajër por është helm. ju bëjmë thirrje – vendoni filtrat vrasës”, deklaroi Arianit Xhaferi, ECO GUERILLA.

Përkundër përplasjes së shkurtër që patën me sigurimin, protesta ka përfunduar e qetë, ndërsa qytetarët janë ftuar që të marrin pjesë sa më masovikisht, në protestat e ardhshme që pritet të organizohen para Qeverisë në Shkup

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.