Kryetari i Strugës akuzon pushtetin se kufizon buxhetin e komunës në nivel prej 16 milion denarë, me çka projektet e planifikuara në kornizat e planeve aksionare për arsim, mbrojtje sociale, bashkëpunim me organizatat civile nuk mund të zbatohen.
“Paratë që grumbullohen nga qytetarët e komunës Strugë, dhunshëm merren nga pushteti qendror. Investimi i tillë për momentin derdhet në komunën Ohër. Kjo duhet të jetë një prej temave që duhet diskutuar këtu. Ne funksionojmë me kornizë financiare prej 16 milion denarë dhe 2 vite shkojmë nëpër gjykata që të rritet kjo kornizë prej 16 në 22 milion denarë. Kjo nuk na u mundësia. Ky është vendim i kulluar politik. Korniza për Ohrin brenda natës u rrit prej 30 në 50 milion denarë” u ankua Sela në Forumin civil që e organizoi Qendra e komuniteteve në komunën Strugë.