fbpx

Qyteti i Shkupit: Reaguam me të gjitha mjetet e mundshme që ta pengojmë ndotjen

-

“Problemi me ndotjen e ajrit në Shkup është problem i cili është shumë kompleks dhe për zgjidhje të të njëjtit janë kyçur numër i madh institucionesh, duke përfshirë edhe qytetin e Shkupit. Për të kujtuar, qyteti i Shkupit është institucion i cili me vendosjen e matësit për ndotjen e ajrit e aktualizoi në opinion këtë temë, temë e cila me vite është anashkaluar dhe injoruar nga garniturat paraprake”, reagojnë nga administrata e qytetit në pres-konferencën e LSDM-së.
“Qëllimi i këtij projekti dhe vendosja e stacioneve për matje ishte pikërisht informimi i qytetarëve me dhënien e të dhënave të sakta për ndotjen e ajrit, të dhëna të cilat me vite janë fshehur nga qytetarët. Stacioni matës që ishte vendosur tek Shtëpia e ARM, është dislokuar për arsye të punëve ndërtimore dhe kjo është diç që qyteti i Shkupit e ka arsyetuar më shumë herë. Në mënyrë plotësuese, qyteti i Shkupit në të shkuarën dhe tani vepron në këtë fushë përmes numrit të madh të masave, në përputhje me kompetencat ligjore. Qyteti i Shkupit merr pjesë në Trupin koordinues ndërkombëtar për cilësinë e ajrit, të formuar për zgjidhjen e problemeve me ndotjen e ajrit me qasje ndërsektoriale, sepse për shkak të kompleksitetit të problemit dhe kompetencave ligjore, në zgjidhje të të njëjtave janë kyçur numër i madh i institucioneve dhe ndërmarrjeve lokale dhe shtetërore”, thuhet në reagim.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.