fbpx

Qyteti i Shkupit i del në ndihmë Tetovës

-

Qyteti i Shkupit herët në mëngjes dërgoi një ekip, ndihmë teknike dhe mekanizëm për përballje me përmbytjet në rajonin e Tetovës.

“Janë dërguar dy cisterna për nxjerrjen e ujit dhe shtatë cisterna për bartje të ujit nga NP ‘Ujësjellësi dhe kanalizimi’ dhe NP ‘Higjiena komunale’, tre automjete të zjarrfikësve të pajisura me pompa të fuqishme për pompimin e ujit, si dhe disa pompa motorike me kapacitet të madh për pompimin e ujit”, informon Qyteti i Shkupit.

Me ndihmë teknike në terren në pjesët e përmbytura është dërguar edhe ekip prej mbi 70 persona, i përbërë nga zjarrfikësit nga Brigada e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, një numër i madh i Shtabit për mbrojtje dhe shpëtim të Qytetit të Shkupit, si dhe nga ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit. Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim i Qytetit të Shkupit do ta ndjekë situatën në terren dhe përderisa ka nevojë do të dërgojë ndihmë shtesë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.