fbpx

“Bombë” në Gostivar: VMRO DPMNE dhe BDI merren vesh për punësime partiake

-

LSDM në Gostivar publikoi materiale të reja të përgjuara. Sipas Blagojçe Trpeskit, kryetarit të organizatës komunale të LSDM-së në Gostivar në to flitet për keqpërdorimet e kompanive shtetërore në Gostivar për interesat partiake të VMRO DPMNE-së, për pazarllëkun mes VMRO DPMNE-së dhe BDI-së për zgjedhjet lokale, por edhe për punësime partiake.

Në bisedën e parë, Vlatko Çingovski, drejtori i ELEM-it, kërkon nga Aleksandar Levkovski, drejtorit të HEC “Gostivar” të siguroj makinë për nevojat partiake. Ata kontestojnë rreth vendeve të punës të maqedonasve dhe shqiptarëve në Gostivar. Gjithashtu flasin se i kanë konfirmuar punësimet partiake në HEC “Mavrovë”, por se shkohet deri atje ku pranohen njerëz me direktivë partiake, edhe pse nuk ka kushte hapësinore, madje as punë.

Vlatko Çingoski dhe Sasho Aqimovski, deputet dhe kryetar i KO të VMRO DPMNE-së në Gostivar, bisedojnë për keqpërdorimet e VMRO DPMNE-së të institucioneve shtetërore në Gostivar dhe për vullnetarizmin për çka është e nevojshme pajtueshmëri nga komisioni kadrovik i VMRO DPMNE-së.

Gordana Jankuloska dhe Sasho Mijalkov bisedojnë për problemet në Gostivar. Ajo thonë se ka pasur probleme me “indianët”, por se e kanë zgjidhur si dhe shpjegon se e ka telefonuar Musa. Flasin për atë se prej disa gjërave të parëndësishme mund të bëhen probleme të mëdha.

Në bisedën e ndërsjellë mes Antonio Miloshovskit dhe Darko Dimitrieskit, ish deputetit të VMRO DPMNE-së në Gostivar, Dimitrieski pranon se lista zgjedhore e këshilltarëve të VMRO DPMNE-së nuk është e mirë, se nuk ka persona me autoritet.

Sipas Dimitrieski, Rufo Osmani realisht ka qenë favorit në zgjedhjet lokale. Edhe Fatmir Besimi nga BDI konfirmon pazarllëkun me VMRO DPMNE-në, anëtarët e partisë të votojnë për kandidatët e BDI-së në Tetovë dhe Gostivar.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.