fbpx

Goshinca: Kurdisje, porosi apo terrorizëm?

-

“Situatë skajshmërisht e pazakontë, që duket edhe joserioze. Të mos bëhej fjalë për shtetin, do të ishte qesharake”, thotë për “Meta” profesori universitar Vladimir Pivovarov, lidhur incidentin në stacionin e policisë në Goshincë,

që MPB e kualifikoi si “sulm terrorist ndaj institucioneve shtetërore”.

“Në botë njihen shumë metoda veprimi. Por, jo si ky, ku thuhet se “erdhën të sjellin porosi dhe na porositën ta bartim”. Zakonisht mbahen një pjesë e pengjeve ndërsa dy ose tre lëshohen që ta dërgojnë porosinë, e jo të gjithë. Bëhet fjalë për stacion për ruajtjen e kufirit të shtetit, me pajisje përkatëse dhe armatim. Është e çuditshme se si njerëzit e kanë pushtuar stacionin pa hasur në rezistencë. Nëse është kështu lehtë, atëherë secili mund t’i pushtoj këto punkte. Është shumë e pazakontë”, thotë Pivovarov.

Profesori i cili është nga Kumanova me prejardhje shton se të befasuar nga kjo situatë janë edhe miqtë e tij shqiptarë.

“Kishim disa situata, dhe mendoj se është e udhës institucionet të punojnë për atë që i paguajmë. Këto do të na kushtojnë shumë shtrenjtë, thotë profesori.

Gjenerali Stojançe Angelov për “Meta” thotë se qëndron në deklaratën e dhënë para dy javëve në një prej protestave para godinës së RTVM, ku paralajmëroi se është i mundshëm incident në rajonin e Likovës.

““Unë me përgjegjësi them se komandanti i vetëm i UÇK-së është Ali Ahmeti i cili është në dashuri të pandashme me Nikolla Gruevskin dhe nuk ka gjasa, asnjë lloj njësie e UÇK-së të kryejë ndonjë lloj aksioni pa lejen e Ali Ahmetit. Kjo do të thotë se ky grup, me siguri do të marrë përgjegjësinë në emrin të UÇK-së ose është organizuar personalisht nga Ali Ahmeti, për çka unë nuk besoj, ose është ndonjë grup jo serioz që këtë e bën për qëllime kriminale dhe mendoj se personalisht Ali Ahmeti do t’i pastrojë punët me ata që ia njollosin emrin. Besoj se është e dyta”- deklaroi për “Meta, gjeneral Angelov.

Ish pjesëtari i UÇK-së nga rajoni i Likovës, Abedin Zymberi, në deklaratë për “Radion Evropa e Lirë”,thotë se incidenti për të cilin njoftojnë mediumet është skenar i Qeverisë, Gruevskit si dhe MPB-së.

“Me siguri po përgatit ndonjë skenar që të mund të shpërqendroj vëmendjen e qytetarëve dhe të shpëtoj nga kjo që po ndodh. Them se kjo nuk do t’ju del sepse qytetarët nuk duan luftëra, duan paqe, perspektivë, duan punë, duan të jetojnë”, tha Zymberi për “Radio Evropa e Lirë”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.