fbpx

Golgota e taksistit nga Koçani në Greqi

-

Pas fatkeqësive nga vërshimet në Greqinë veriore, pasdite biseduam me pronarin e kompanisë së taksisë që mbrëmë vozitësi I kësaj kompanie ndëroi jetë duke bartur qytetarë grek nga Koçani deri në Kukush si shkak I ujit që vinte dhe që e shtiu veturën në kanal për ujitje mes Polikastro dhe Kukush.

 

Joco Karov, pronar I taksi kompanisë, që deri sa ne bisedonim ai ktheheshte nga Greqia së bashku me vozitësin e taksisë thotë se në Koçani menjëherë do të shkojnë në spital për kontrollim mjekësorë, pasi që taksisti edhe pse pa lëndime të dukshme nga fatkeqësia e mbrëmshme, që  kaloi disa orë në tesha të lagura.

– Menjëherë do të shkojmë në spitalin e Koçanit. Vozitësi kaloi disa orë me tesha të lagura. Ka ecur tre-katër orë deri te vendi më i afërt të gjej njerëz dhe të kërkon ndihmë. Ka patur telefon, por nuk ka ditur gjuhën dhe është dashur të gjendet – thotë Karov.

Për atë se si ka ndodhur fatkeqësia, në të cilën jetën e ka humbur qytetari grek, Karov thot se e vetmja gjë që i ka thënë taksisti është se duke vozitur kanë rënë në humnerë.

Taksi është akoma në Greqi, në vendin e ngjarjes. Karov thot se sot deri sa ka qenë atje, tre herë janë munduar që me shërbimin për tërheqje ta nxjerrin por për shkak të ujit të madh por pa sukses

Karov falemenderohet konsullit maqedonas në Selanik.  Konsullata u ka ndihmuar shumë dhe gjithmonë siç thotë ai kanë qenë në linjë telefonike për çfarëdo që ka patur nevojë. Thotë se edhe policia greke dhe organet hetuese janë sjellë me profesionalizëm dhe me qëllimmirë.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.