Gjykata kushtetuese të mërkurën do ta kthej abolimin për mashtrime zgjedhore

-

Gjykata kushtetuese të mërkurën në rend dite do të vendos vendimin për ligjin për falje prej çka varet nëse presidenti do të mund të amnistojë kryerësit e veprave keqpërdorim të zgjedhjeve. Në të njëjtën ditë BE porositi se nëse shfuqizohet ligji, kjo do t’i dëmtojë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e krizës politike.

Siç mund të shihet nga agjenda për seancën e ardhshme të Gjykatës kushtetuese, e publikuar në faqen e internetit të gjykatës, mes tjerash, në rend dite përmendet pika “Propozim për vendimmarje, me propozim- vendim lidhur me lëndën U.nr.19/2016” gjegjësisht nismën për vlerësimin e kushtetueshmërisë së ndryshimeve të Ligjit për abolim nga viti 2009, ku mes tjerash ndalohet falja për mashtrime zgjedhore, pedofili dhe vepra kundër njerëzimit.

Ajo që për momentin është e njohur është se gjykatësit kompetent për lëndën tashmë kanë përgatitur propozim-vendim por i njëjti nuk është i njohur për opinionin.

Procedura e këtillë e Gjykatës kushtetuese vjen të njëjtën ditë kur BE porositi se nëse përsëri lejohet falja për manipulimet zgjedhore, mund të pengohen përpjekjet për zgjidhjen e krizës politike.

Vendimi i Gjykatës kushtetuese për pranimin e nismës shkaktoi revolt në opinion si dhe protesta para godinës.

Sot ministri i drejtësisë Adnan Jashari tha se nuk ka nevojë të ndryshohet Ligji i abolimit.

““Unë mbaj qëndrimin e vitit 2009-të kur u votua ligji në Kuvend dhe edhe më tutje vlerësoj se nuk duhet të ndryshohet” tha Jashari.

 

Mbretëria e Bashkuar rrit bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor

Po e përcjellim të plotë kolumnën e përfaqësueses speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pearce, në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike me rëndësi për rajonin: Për Mbretërinë e Bashkuar,...

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...