Gjykata kushtetuese nesër do ta mbaj seancën e fundit para pushimeve. Seanca e radhës e kësaj Gjykate do të jetë pas 1 shtatorit, kur gjykatësit kthehen në përbërje të plotë dhe do të vazhdojnë punën, thonë nga gjykata për “Meta”.

Në seancën e nesërme, siç tha sekretarja e përgjithshme e Gjykatës kushtetuese, Olivera Filipovska, nuk do të shqyrtohen nisma, por vetëm tekstet e propozim- vendimeve që i ka sjellë gjykata.

Nisma për vlerësimin e kushtetushmërinë e PSP-së u dërgua në gjykatë para tetë muajve, por deri më tani nuk u gjet në rend dite.

Për vendim do të pret edhe vendosja e kryqit prej 55 metrave në komunën Butel, që në mars të këtij viti e dorëzoi kryetari i Strugës, Zijadin Sela sepse, sipas tij, vendimi nuk ka qenë në pajtim me Parimin e Badenterit.