fbpx

Gjykata administrative pranon padinë e LSDM-së dhe anulon votimin në Tearcë

-

Këshilli i Gjykatës administrative pranon së të bazuar padinë e LSDM-së dhe anuloi votimin në vendvotimin numër 2011 në komunën e Tearcës, në njësinë zgjedhore gjashtë.

Ankesa dhe padia e LSDM-së për këtë vendvotim kanë të bëjnë me atë se në fillim të votimit është konstatuar se mungon një fletëvotim, që në fund të numërimit të votave është gjetur në kutinë e votimit me gjithë numrin serik si dhe ka munguar formulari numër 15 në materialin e besueshëm votues.

Gjithashtu, në arsyetimin e aktvendimit thuhet se KSHZ vendimin me të cilin refuzohet ankesa e ka miratuar në procedurë, në kundërshtim me ligjin, sepse për kontestimin e ankesës kanë votuar tetë anëtarë të KSHZ-së, katër “për”, katër “kundër” ndërsa një (Subhi Jakupi) është vet- përjashtuar nga votimi, që është në kundërshtim me Kodin zgjedhor dhe rregulloren për mënyrën dhe procedurën për vendimmarrje lidhur me ankesat.

Gjykata administrative sot pasdite njoftoi edhe vendimet lidhur me dy paditë tjera të LSDM-së, të cilat pas shqyrtimi, nga gjykata janë hedhur poshtë si të pabazë dhe janë konfirmuar vendimet paraprake të KSHZ-së, me të cilat u refuzuan dy ankesat. Bëhet fjalë për ankesat e LSDM-së për vendvotimet 2025 në Tearcë dhe 1978 në Tetovë, në njësinë e gjashtë zgjedhore.

Vendimet e Gjykatës administrative janë finale dhe ndaj tyre nuk lejohet ankesa.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.