Gjykata kushtetuese sot publikoi rendin e ditës për seancën e parë pas pauzës dymujore, i caktuar për 28 shtator më ora 9. Si rend dite në këtë seancë nuk do të jetë vlerësimi i kushtetutshmërisë së PSP-së, por do të jetë nisma për vendosjen e kryqit në Butel.

Nisma për vlerësimin e kushtetutshmërinë së PSP-së u dorëzuar në gjykatë para 10 muajve, por deri më tani asnjëherë nuk u gjet në rend dite. Kjo nismë ishte kërkesë kyçe e “Revolucionit laraman” dhe opozitës.

Kjo çështje u gjet edhe në marrëveshjen e 20 korrikut mes partive politike, nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës. Në të thuhet se duhet të mbështetet Prokurorja speciale ndërsa në rast se Gjykata kushtetuese vendos për kushtetutshmërinë e saj, katër partitë duhet ta harmonizojnë legjislacionin me vendimin e gjykatës në afat prej 5 ditëve.

Katër partitë, thuhet në Marrëveshje, do ta thirrin Gjykatën kushtetuese sa më shpejtë të jetë e mundur, që të vendos mbi ligjin e PSP-së gjegjësisht në seancën e ardhshme të caktuar.

“Në rast se Gjykata kushtetuese vendos se Ligji për PSP-në apo një pjesë e tij është jo-kushtetues, katër partitë politike obligohen që të harmonizojnë ligjin me vendimin e Gjykatës kushtetuese dhe sërish do ta formojnë Prokurorinë gjegjësisht vendimin, në afat prej 5 ditëve. Efikasiteti, synimet dhe vëllimi i PSP patjetër të mbahen” thuhet në marrëveshjen e 20 korrikut.

Nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për vendosjen e kryqit, siç mund të shihet në agjendën e faqes së internetit, është pika e 11-të e rendit të ditës.

Nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për vendosjen e kryqit 55 metërsh në Butel e dorëzoi kryetari i Strugës, Zijadin Sela, sepse sipas tij, vendimi nuk është në përputhje me parimin e Badenterit.

Edhe pse nisma u gjet në rendin e ditës së gjykatës, shqyrtimi i saj u anulua tre herë.

Vendosja e kryqit si donacion i Kongresit Botëror Maqedonas (KBM) kah fundi i muajit shkurt dhe në fillim të muajit marsh të këtij viti, shkaktoi tensione pasi anëtarë të BDI-së dhe mbështetës së tyre vendosen tenda dhe protestuan kundër kryqit ndërsa në tërë këtë fizikisht u sulmua kryetari i KBM-së.