fbpx

Gjykata hedh poshtë kërkesën për arrestin e një prej të dyshuarve në lëndën “Trezori”

-

Është refuzuar masa e arrestit për njërin nga të dyshuarit në lëndën “Trezori”, njoftojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Në njoftim thuhet se gjykatësja me procedurë paraprake duke vepruar sipas kërkesës së PSP-së, hedh poshtë propozimin si të pabazë.

Ndërsa sot pasdite, PSP kërkoi marrjen e kompetencave të gjykatëses me procedurë paraprake që duhet të vendos për masat e kujdesit për të dyshuarit në “Trezori”.

Prokurori i PSP-së, Artan Ajro kompetent për rastin “Trezori”, tha se përgjigje ndaj asaj pse kanë kërkuar marrjen e kompetencës për gjykatësen do të tregoj prokuroria.

Avokati i të dyshuarve, Nikolla Dodovski tha se nuk din dhe se nuk është kompetent që të përgjigjet pse PSP kërkon marrjen e kompetencave për gjykatësen.

Ndryshe, sot gazetarët prej paradite pritnin para gjykatës, por askush nuk i ka vërejtur të dyshuarit as duke hyrë, e as duke dalë nga Gjykata Penale. Në pyetjen deri te avokati Dodovski nëse klientët e tij kanë qenë në gjykatë ai tha: Kuptohet.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.