fbpx

Gjorçev: LSDM nuk mund t’i ndalojë deputetët e paraqitur që ta marrin fjalën

-

LSDM nuk mundet dhe nuk ka bazë që t’ua merr të drejtën 45 deputetëve të ngelur në Kuvendin e Maqedonisë që të diskutojnë lidhur me pikën e rendit të ditës, vetëm sepse LSDM-së nuk i pëlqejnë këto diskutime, deklaroi sot në konferencë partiake deputeti i VMRO DPMNE-së, Vlatko Gjorçev.

Ai akuzoi se LSDM dëshiron ta shkelë Rregulloren.

“Përpjekja e LSDM-së e cila shkeli Rregulloren e Kuvendit është që të heshtet dhe të kapërcehet debati për Platformën e Tiranës. LSDM me çdo kusht dëshiron t’i hesht deputetët që mos të flasin për pasojat e rënda të Platformës së Tiranës. Për këtë arsye, LSDM në kundërshtim me dispozitat e Rregullores dhe praktikës parlamentare, dëshiron ta kapërcen debatin që po zhvillohet për momentin në Parlamentin e Maqedonisë. Sipas nenit 80, paragrafi 2 nga Rregullorja, është e qartë se debati vazhdon derisa të mos harxhohet numri i deputetëve në listë që janë paraqitur për fjalë. Dhe kjo nuk mund të shkelet në asnjë mënyrë, as për shkak të dëshirës së një partie, deputeti apo ndonjë grupi” ,tha Gjorçev.

Ai tha se LSDM nuk ka bazë që t’i pengoj 45 deputetë e mbetur për fjalë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.