Drejtuesi i partisë ‘Dinjiteti’ dhe ish branitelli Stojançe Angellov paralajmëroi se sonte bashkë me disa bashkëpunëtorë do të shkojë në Televizionin e Maqedonisë për të kërkuar nga drejtuesit e servisit publik që të publikojë bisedat e funksionarëve të VMRO-së të cilat konsiderohen si bomba të opozitës.

“Kjo që po ndodh në cilindo shtet normal deri tani do të kishte revolucion, me shqelmi do ti nxjerrin nga Qeveria. Kjo Qeveri nuk ka legjitimitet të qeverisë, vet duhet të jenë të vetëdijshëm të largohen. Para dy ditësh isha tek kryeministri, gjegjësisht tek Nikolla pasi ai për mua nuk është kryeministër, nuk ka legjitimitet. Unë nuk frikësohem edhe vet ti shkoj në Qeveri.  Dua që sonte në ora 19 të gjithë ju që jeni të lirë të vini para TVM-së dhe do të thërras edhe më tepër njerëz, por edhe me dhjetë njerëz dua të hyjë brenda në televizion, ti lusë që ti lëshojnë bisedat, mos të lejojmë që Llatasi të shpërlajë trurin e njerëzve, të gjithë le të dëgjojnë në TVM këto biseda monstruoze. Unë asnjëherë nuk do të lejojë dhunë, nuk jam nxitës i dhunës, në mënyrë të qetë do të vendosim fundin. Ne do të shkojmë sonte në TVM, ndërsa ata nuk do të guxojnë të na prekin”, tha Stojançe Angellov, kryetar i ‘Dinjiteti-t