fbpx

Gazetarët u përzunë jashtë, filloi Komisioni Anketues

-

Filloi seanca e Komisionit Anketues për skandalin e përgjimeve, ku duhet të dëshmojë edhe kryeministri Nikolla Gruesvki. Pasi që kryetari i komisionit, Petre Shilegov, tha se grupi i deputetëve të VMRO- DPMNE-së e kanë njoftuar se kryeministri nuk dëshiron të futet në sallë derisa gazetarët janë prezentë, ai  atëherë ftoi gazetarët të dalin jashtë. Para se të futet në seancë, kryeministri Gruevski tha se aty është që t’iu përgjigjet të gjitha pyetjeve të komisioni dhe përfundimisht të ballafaqohen me të vërtetën. – Kishte përpjekje që nga Shilegov dhe nga LSDM-ja të shkaktohet krizë. Ja dy orë po pres që të filloj me përgjigjet. Është më se e dukshme s eLSDM-ja përveç se të shkaktojnë krizë nuk dinë gjë tjetër, sepse në të gjitha fushat e tjera jemi më të mirë se ata -tha Gruevski. Kryeministri nuk iu përgjigj gazetarëve pse ka kërkuar që seanca të jetë e mbyllur.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.