fbpx

Gazetarët bojkotojnë seancën për rastin “Lagje e trimave”

-

Gazetarët që ndodhen para Gjykatës Shkupi 1 po e bojkotojnë seancën gjyqësore të radhës për ‘grupin e Kumanovës’. Gazetarëve nuk u janë siguruar kushte dhe hapësira të përshtatshme për ndjekjen e seancës.

Sipas gjykatës, kapacitetet e sallës ku mbahet seanca ofrojnë mundësi që vetëm katër gazetarë të ndjekin diskutimet, por një nga shkaqet përmendet edhe aspekti i sigurisë.

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot duhet të vazhdojë gjykimi i 29 anëtarëve të ‘Grupit të Kumanovës’

Në seancën e sotme do të japin deklaratat e tyre dëshmitarët e caktuar nga Prokuroria publike, por edhe persona të tjerë.

Në dy seancat e kaluara të akuzuarit kanë hedhur poshtë aktakuzën e ngritur duke theksuar se nuk kanë të bëjnë me terrorizëm.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.