Policia maqedonase ka hedhur gaz lotsjellës që të shpërndaj grupin që protestonin para gardhi në Idomeni.

Mediat greke njoftojnë se një pjesë e refugjatëve janë alivanosur dhe kanë probleme me frymëmarrjen.

Refugjatët prej sot në mëngjes sërish protestojnë para gardhit me kërkesë që të hapet kufiri. Në kamp mbrëmë është shpërndarë broshurë në gjuhën arabe ku bëhet thirrje për protestë në Idomeni.

Të dhënat thonë se disa prej tyre kanë tentuar të shtynë gardhin dhe shtyllat.

Ndaj kësaj policia maqedonase është përgjigjur me shok- bomba dhe gaz lotsjellës.

Agjencia greke ANA-MPA njofton se në tendat e “Mjekë pa kufij” ka shumë refugjatë që ankohen për probleme me frymëmarrjen.

Nga policia e vendit thonë se për momentin situata është nën kontroll.

“Personat kanë hedhur ndaj policisë me gurë dhe kanë tentuar të futen në mënyrë ilegale në shtet. Policia ka përdorur të gjitha mjetet që të pengon tentim ilegal për hyrje të emigrantëve në territorin tonë dhe do të vazhdoj të bëj këtë. Për momentin situata është nën kontroll- thonë nga MPB.