Ambasada britanike në Shkup përmes rrjetit social Facebook filloi fushatën me titull “Maqedonia 2027”, ku dëshiron t’i dëgjoj mendimet e qytetarëve se ku e shohin ata vendim për 10 vite dhe çfarë do të donin vendi të arrijë.
Pikëpamjen e parë rreth ardhmërisë së Maqedonisë e dha vet ministri britanik në vend, Çarls Garet i cili parashikimet i paraqiti përmes ditarit personal, i shkruar më “26 gusht 2027”.
Garet aty parasheh se në vitin 2027 Maqedonia:
- Do të ketë kryeministër grua
- Do të jetë një prej ekonomive më perspektive në rajon
- Do të jetë vendi me zhvillim inovativ ekonomik të cilin shumë vende do ta kenë lakmi
- Do të jetë faktor kryesor për stabilitet
- Sistemi gjyqësor do të jetë tërësisht i pavarur
- Do të respektohet sundimi i së drejtës
- Në vitin 2020 do të zgjidhet kontesti i emrit
- Do të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s
“Këto nuk janë analiza shkencore apo parashikime. Megjithatë, paraqet debat të rëndësishëm. Na tregoni mendimet tuaja! #Macedonia2027, thuhet në publikimin e ambasadës në Facebook.
“Progresi i pabesueshëm në 10 vitet e fundit nga përkushtimet dhe obligimet që i mori qeveria e cila filloi në zgjedhjet e dhjetorit 2016. Këto zgjedhje, sipas liderëve politikë, ishin hapi i parë për dalje nga kriza. Qeveria dështoi me planin e saj vizionar, me titull “Maqedonia: Strategjia kombëtare për të gjithë qytetarët tanë”” thuhet në shkrimin e Garet për të ardhmen.