fbpx

“The Guardian”: Aktgjykimi i Kezharovskit i turpshëm dhe i pa merituar

-

Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit për dënimin dy vite burg për gazetarin Tomisllav Kezharovski, i cili parmbrëmë hyri në fuqi, kur Kezharovski me urgjencë u dërgua nga burgu shtëpiak në burgun “Shkup”, ngjalli interesin e mediave evropiane, gazeta londineze “Gardian” publikoi një artikull të tërë për rastin në fjalë.

Gazeta e njohur britanike  shkruan për reagimet e organizatave për liri të mediave dhe shoqatave të gazetarëve, në të cilat fuqishëm dënohet vendimi i gjyqit.

“Aktgjykim absurd i një vendi kandidat për anëtarësim në BE”, e  transmeton gazeta deklaratën zëdhënësit të organizatës “Reporterë pa kufij” , Kritsian Mir, në të cilën thuhet se i vetmi faj i Kezharosikit është se ka treguar mangësitë e qeverisë dhe gjyqësisë maqedonase”.

Në një ton të ngjashëm dënues dhe kritik është edhe deklarata e Zhim Bumeljas, kryetarit të Federatës internacionale të Gazetarëve, i cili thotë: Kezharovski është gazetar i pafajshëm, i cili nuk duhet të jetë në burg, sepse ka bërë detyrën e tij. Vendimi gjyqësor është i turpshëm dhe kërkojmë lirimin e tij të menjëhershëm”.

Përveç reagimeve të shoqatave  dhe organizatave të gazetarëve, ndër të cilat edhe deklarata e kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM), Naser Selmani, dhe deklarata e Tamara e Çausidis nga Sindikata e Gazetarëve, “The Guardian” në një pjesë të tekstit theksohet se në mesin e gazetarëve të Maqedonisë ka dyshime se për arrestimin e Kezharovskit ka shkaqe dhe rrethana të tjera.

Sot përfaqësuesja e lartë e OSBE-së për lirinë e mediumeve, Dunja Mijatoviq, dënoi mbylljen e gazetarit dhe thirri autoritet e vendit urgjent të lirojnë Kezahrovskin dhe të respektojnë zërat  e lirë dhe kritik.Ajo që Kezharovski sërish i merret liria është e papranueshme.

“Unë gjithmonë e njihja dhe theksoja rëndësinë e sundimit të së drejtës dhe punën e gjyqësisë, por ky vendim dhe arrestimi i djeshëm me urgjencë, janë shumë zhgënjyese dhe me raport joproporcional. Mbyllja e gazetarëve për atë që do të thonë ose shkruajnë për një demokraci është e papranueshme. Burgosja e gazetarit Tomisllav Kezharovskit është presedan i rrezikshëm i lirisë së mediumeve dhe gazetarëve hulumtues. Është koha e fundit që autoritet e Maqedonisë të ulin presionet ndaj mediave dhe të respektojnë respektojnë zërin  e lirë dhe kritik . Kezharovski duhet urgjentisht të lirohet” thotë Mijatoviq.

 

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.