fbpx

I ashtuquajturi “Akti patriotik francez“ tashmë ekziston

-

Përderisa shtohet numri i sugjerimeve parlamentare për përforcim të masave siguruese dhe për ti dhënë  autoritete më të mëdha  shërbimeve siguruese franceze pas masakrës në  “Charlie Hebdo”, ekspertët dhe mediat në botë përkujtojnë se  më parë në nëntor Franca solli ligj për ,,program luftarak”, i cili mundëson përgjim dhe ndjekje të komunikimit pa urdhër të gjykatës.

Ky dokument korrespondon me ligjin antiterrorist në SHBA, i njohur si ,,Akti patriotik”, si masë e ndërmarrë pas sulmeve në 11 shtator të vitit 2001.

,,Ligji për program luftarak”është emri zyrtar i këtij teksti kontrovers , i vendosur me anë të votës në 4 nëntor të vitit 2014 në parlamentin francez,dy muaj para atentateve të tmerrshme në redaksinë e “Charlie Hebdo” dhe supermarketin hebre ,,Hipershaker”në Paris.

Ligji i jep mundësi shërbimeve që “drejtpërdrejtë” t’i ndjekin përdoruesit e internetit, pa marrë parasysh nëse përdorin kompjuter, telefon ose tablet.

Përdoruesit  do të ndiqen nga shërbimet pa urdhër nga gjykata dhe autorizim ,që hap shumë pyetje rreth keqpërdorimeve që mund të bëhen. Me këtë ligj do të mund të mbyllen ueb faqe pa koordinim me gjyqin,në saje të dyshimeve që “glorifikojnë terrorizmin”

Në Francë që nga ai nëntor mund të dënohesh me dhjetë vjet burgim  nëse viziton ueb faqe ,,terroriste” dhe njëkohësisht posedoni ,,mjete ose substanca të rrezikshme “.

Sipas ligjit ndalohen të dalin jashtë shtetit personat për të cilët ekziston,,dyshim që planifikojnë të marrin pjesë në aksionet terroriste”.

Këtij ligji rreptë iu kundërvunë anëtarët  e Partisë komuniste në Francë dhe anëtarët e Të gjelbërve.

Ester Benbasa nga radhët e Partisë Ekologjike paralajmëroi që urdhrat janë njëjtë  sikurse qëllimet me krim.

që paraqet thyerje serioze të drejtave të njeriut

Partia komuniste këtë ligj e quajti ,,Akti patriotik francez” që nga nëntori i vitit të kaluar.

Pas gjithë atyre urdhra ligjore,shërbimet franceze nuk arritën të ndalojnë vëllezërit Kuashi dhe bashkëpunëtorin e tyre, Amedi Kulibali, ti organizojnë sulmet,edhe pse vëllezërit ishin nën përgjim,kure Kulibali dhe Kuashi më i ri ishin të burgosur.

Nëse do të ekzistojë nevoja për ligje më të rrepta për luftë kundër terrorizmit në Francë, do të shihet më vonë.

Pas sulmeve  dhe marshit historik për liri gjatë javës,deri më tani janë arrestuar 54 persona në Francë për shkak “thirrjes së terrorizmit”. Njëri nga ato është një i ri me handikap mental,cili përderisa ka qenë në ndikim të alkoolit,është ndaluar nga policët të cilëve u ka brohorit “Kuashi duhej  të vrasin më tepër prej jush”. Po të mundja do shkoja në Siri”.Ai është dënuar me gjashtë muaj burg.

Nga ana e BE-së,nuk tani për tani nuk është në plan për “Akt patriotik evropian”, por nga marsi do të bëhet e njohur strategjia e Komisionit Evropian  për sigurinë e  BE-së

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.