fbpx

Polica franceze akoma në përndjekje pas të dashurës së terroristit Kulibali

-

Policia franceze akoma në përndjekje të Hajat Budedijen, për shkak të pjesëmarrje në përleshjen në Monruzh, ku mbeti e vrarë një police.

 

Gazeta franceze “Parisien” informon se Bumedijen nuk është në mesin e personave që janë të vrarë ose të lënur në dramën e mbrëmshme në Paris.

 

Forcat e sigurimit të Francës, dje rreth orës 17, përfunduan përndjekjen e terroristëve, vëllezërit Said dhe Sharif Kaushi si dhe Amedi Kulibali. Të tre pjesëmarrës të së njëjtit grup xhihadist.

Siç bëjnë të ditur mediat franceze, duke u thirrur nga burimet e policisë të investigimeve, katër pengjet, të cilët në fund të aksionit të policisë u gjetën të vdekur në supermarket, dhe me siguri janë vrarë në fillim të dramës së pengjeve.

 

Bilanci i fundit nga akti terrorist, i cili filloi të mërkurën me masakrën e revistës satirike “Charlie Hebdo”, është  17, tre xhihadistë dhe më shumë civilë dhe pjesëtarët e forcave të rendit.

Franca sot vendosën se edhe më tej do të mbesin në nivelin e lartë antiterrorist, i përforcuar .

Ministria e Punëve të Brendshme, Bernar Kazenev, bëri të ditur “Vizhipirat” mbetet në nivel më të lartë në Paris dhe në rajonin dhe se do të përforcohet gjithandej,

Ministra e Punëve të Brendshme të Francës angazhoi edhe 320 pjesëtarë të armatës për sigurinë e institucioneve publike dhe shtetërore, institucioneve arsimore dhe mediave.

Parisi zyrtar paralajmëroi masa të përforcuara  gjatë ditës së nesërme “Marshit Republikan”, kushtuar viktimave të vrarë në aktet kriminale të javës së kaluar.

Në marsh, përveç presidentit Fransua Oland,do të marrin pjesë edhe kancelaria gjermane Angela Merkel, kryeministri i Spanjës, Mariano Rahoj, kryeministri italian, Mateo Rnci, kryeministri i Britanisë së Madhe, Dejvid Kameron, kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.