Francë: Goditet një police para rezidencës së presidentit Hollande

-

Pas sulmeve terroriste të një jave më parë në Francë, janë shtuar masat e ruajtjes së sigurisë dhe rendit. Një police është goditur mbrëmjen e së mërkurës teksa ruante pallatin presidencial francez. Sipas zyrës së Prokurorit të Parisit, incidenti i shënuar së fundmi në afërsi të pallatit presidencial “Elysee” nuk ka asnjë lidhje me sulmet terroriste të një jave më parë. Bëhet e ditur se makina ku gjendeshin katër persona ka qenë duke ecur gabimisht në një rrugë njëkalimshe në drejtim të Pallatit “Elysee” dhe kur policja ka tentuar ta ndalë atë, ajo ka përfunduar e përplasur. Menjëherë automjeti është larguar nga vendngjarja, megjithatë policia ka arritur të arrestojë dy prej të arratisurve dhe është vënë në ndjekje të dy të tjerëve. Autoritetet e kanë cilësuar të qëllimshëm sulmin nga i cili policja ka pësuar lëndime në këmbë. Burimet e policisë kanë folur në kushte anonimiteti duke qenë se nuk janë të autorizuar të identifikohen publikisht.

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...