fbpx

(Foto)Vendbanimet e reja e mbushën Kopshtin zoologjik të Manastirit

-

Këtë të shtunë të gjitha rrugët të çonin në Kopshtit zoologjik të Manastir. Koha me diell dhe temperaturat e përshtatshme i tërhoqën manastirasit, si dhe qytetarët e qyteteve përreth  Prilepit, Resnjes, Demir Hisarit që t’i shohin vendqëndrimet e rekonstruktuara  të kopshtit zoologjik dhe të zbaviten me evenimentin e madh muzikor.

 

Moderatori Gjorgievski mahniti me humorin e tij, ndërsa publiku i madh kënaqej  edhe në këngët e Lambes, korit të fëmijëve “Zvonçinja”, “Parketi”, Bojan Stojkov, yjet e festivalit për fëmijë “Tra-la-la”, grupit të valltarëve të fëmijëve “Step up”, si dhe program për më të vegjlit. Fëmijët u larguan me ndonjë dhuratë si kujtim për fillimin e ri të kopshtit zoologjik të Manastirit.

 

Qendra e Zhvillimit të Rajonit të Pellagonisë e realizoj këtë proekt në partneritet me komunën e Manastirit dhe kopshtit zoologjik në Manastir, si dhe komuna e Lerinit dhe Agjencionit regjional për zhvillim të Lerinit, Republika e Greqisë. Për projektin janë harxhuar rreth 700 mijë euro.

 

Edhe në kopshtin zoologjik sot kërkohej ajër i pastër. Shoqata “Bëhet fjalë për ne” e shpalosi transparentin e madh “Manastiri kërkon ajër të pastër”, para kryetarit të shtetit Gjorgje Ivanov, dhe kryetarëve të komunave nga rajoni i Pellagonisë. А.B.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.