Federata Futbollistike e Maqedonisë do të dhuroj ujë për pije dhe higjienë, pas apelit të Kryqit të kuq të Maqedonisë, për t’u dalë në ndihmë të pësuarve në vërshimet në rajonin lindor të vendit i cili është përfshirë nga vërshimet e lumenjve në disa vise, njofton “Sportmedia”.
FFM u bën thirrje federatave dhe organizatave tjera të sportit që të përfshihen për t’i ndihmuar të dëmtuarit.
“Reagimi i shpejtë i punonjësve në FFM është dëshmia më e mirë për ekzistimin e humanitetit dhe solidaritetit si dhe dëshira e fuqishme për dhënien e ndihmës dhe mbështetjes për ato qytetarë që kanë nevojë për këtë. U bëjmë thirrje edhe federave tjera të sportit, institucioneve dhe kompanive që të përfshihen në këtë aksion dhe shpresojmë se të paktën do t’u ndihmojnë familjeve të prekura”- deklaroi sekretari i përgjithshëm i FFM-së Filip Popovski për faqen e internetit të federatës.