fbpx

Fabius :Marrëveshja për ndryshimet klimatike do të jetë ligjërisht e obligueshme

-

Negociatorë nga më shumë se 190 vende marrin pjesë në një konferencë në Paris në të cilën duhet të arrihet marrëveshje që të gjithë shtetet duhet të reduktojnë prodhimin artificial të dyoksidit të karbonit dhe gazrave te tjerë serrë dhe të u ndihmohet të varfërve të përshtaten në rritjen e nivelit të deteve  dhe pasoja të tjera që shkaktojnë ndryshimet klimatike.

Ministria i jashtëm francez, Laurent Fabius, deklaroi se marrëveshja ndërkombëtare klimatike do të jetë ligjërisht e obligueshme.

Fabius theksoi se qëllimi i marrëveshjes është që deri në fund të shekullit  të kufizohet rritja e temperaturës mesatare globale në më pak se 2 gradë Celsius, dhe do të kërkohet ngrohja globale të kufizohet në 1.5 gradë Celsius.

Kjo ishte kërkesa kryesore nga shtetet e vogla ishuj dhe ato të varfra. Drafti i ri, përfundimtar i marrëveshjes së shpejti duhet të ju prezantohet negociatorëve botëror. Dokumenti ka afërsish 20 faqe.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.