fbpx

Parlamenti evropian mbështet planin e Junkerit

-

Deputetët e Parlamentit Evropian sot me shumicë të plotë votash mbështetën planin për pranim të obligueshëm të refugjatëve, që dje e prezantoi kryetari i KE-së, Zhan Klod Junker.

Për mbështetjen revolucionare të planit të Junker kanë votuar 432 deputet, 142 ishin kundër ndërsa 57 abstenime.

Deputetët duan që përfaqësuesja e lartë e BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Federika Mogerini sa më shpejtë të mbledh konferencë ndërkombëtare për krizën e refugjatëve dhe që sa më shumë shtete të përfshihen për të gjetur zgjidhje.

Plani i Junker parasheh shpërndarjen e rreth 160 mijë refugjatëve që për momentin gjenden në territorin e Greqisë, Italisë dhe Hungarisë, në anëtarë tjerë të BE, me qëllim që ngarkesa të ndahet proporcionalisht.

Çdo shtet- anëtarë ka kuotë të barabartë të refugjatëve që duhet t’i pranoj, që është llogaritur në bazë të madhësisë, popullsisë, gjendjes ekonomike dhe numrin e refugjatëve të pranuar deri më tani në vendin nikoqir.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.