fbpx

Euro –deputetët kërkojnë përgjegjësi nga liderët, por edhe nga BE për krizën në Maqedoni

-

Sot vonë pasdite në Strasburg është mbajtur sesioni plenar i Parlamentit Evropian ku euro- deputetët debatonin rreth krizës aktuale politike në Maqedoni dhe për ngjarjet e para do kohe në Kumanovë.

Vlerësimi i përgjithshëm nga takimi është se vendi gjendet në krizë të thellë politike. Ata ftuan në përgjegjësi nga liderët e partive politike në vend, por edhe në përgjegjësi nga BE ndaj sfidave me të cilat ballafaqohet vendi.

Komisari i KE-së për ndihmë humanitare, Kristos Stilianides në fjalimin e tij theksoi se “qytetarët e vendit meritojnë më shumë se një deklaratë të rëndomtë politike” dhe iu bëri thirrje liderëve në vend “seriozisht ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre dhe t’i vendosin interesat e vendit para interesave të tyre të ngushta partiake”.

“Njëkohësisht, BE iu bën thirrje pushteteve që në mënyrë të pavarur dhe transparente t’i hetojnë akuzat për keqpërdorim të mundshëm, duke përfshirë edhe bisedat e publikuara” tha Stilianides.

Euro- deputeti Eduard Kukan i bëri thirrje BE t’i kushtoj vëmendje Maqedonisë për shkak të sfidave në të cilat kalon dhe të cilat do të ishin shqetësuese për çdo shtet evropian.

“Maqedonia ballafaqohet me krizë politike dhe sfida të sigurisë ndërsa përgjegjësia politike duhet të vijë nga të gjitha linjat politike e etnike- tha Kukan, duke shtuar se integrimi evropian është një prej veglave me të cilat mund të ndihmohet për tejkalimin e krizës.

Raportuesi Riçard Houit në fjalimin e tij theksoi se disa herë ka paralajmëruar se mos- respektimi i bisedimeve aderuese çon në rrezik për konflikt të ri.

“Për atë që ndodhi në Kumanovë, ndoshta Evropa nuk është drejtpërdrejtë fajtorë, por siç ne presim nga partitë politike në vend të sillen me përgjegjësi, të gjithë e presin edhe nga ne” theksoi Houit.

Ai dhe deputetja nga të gjelbrit, Ulrike Lunaçek dërguan mesazhe të ashpra deri tek Partia evropiane popullore, ku anëtare është edhe VMRO DPMNE, për shkak të kritikave të tyre ndaj opozitës maqedonase dhe mbështetjes ndaj Gruevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.