fbpx

Evropa në këmbë për “Përroin jugor”, Maqedonia hesht

-

Pas deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin se Rusia është detyruar të tërhiqet nga projekti “Përroi jugor”, për arsye se Unioni Evropian nuk dëshiron ta përkrahë ndërtimin e gazpërçuesit, sot arritën reagime  nga më shumë palë të prekura.

-Nëse Unioni Evropian nuk dëshiron të zbatojë projektin “Përroi jugor”, atëherë nuk do të zbatohet. Me gjasë, jo vetëm Komisioni evropian që nuk siguroi ndihmë në implementimin e projektit, por krijonte pengesa-tha Putin.

Nga qeveria maqedonase ende s’ka reagim për këtë vendim të Putinit, thekson “Radio Evropa e Lirë”, duke analizuar se a është sjellur siguria energjetike në vend në paudhë duka patur parasysh se shpresat kryesore qeveritare ishin drejtuar kah ky projekt rus.

-Maqedonia tani duhet të gjejë mënyrë të lidhet në ndonjë gazsjellës ekzistues ose në ndonjë të ardhshëm i cili do të kalojë në afërsinë tonë-thotë RSE, profesori Atanasko Tuneski, i cili vlerëson se në ndërkohë shteti duhej të zhvillojë negociata për kyçje në gazsjellës të tjerë.

Gjatë vizitës së kryeministrit Nikolla Gruevski në Rusi, në qershor të 2012, u arrit marrëveshje që një kah i “Përroit jugor” të kalojë nëpër Maqedoni. Atëhere, sipas paralajmërimeve të premierit “Gazpromi” përgatiti projekt-kontratë për kyçje të Maqedonisë drejt projektit “Përroi jugor”. Gjatë takimit në mes Gruevskit dhe drejtorit të “Gazprom”, Aleksej Miler, i shpall se të dy bashkëbiseduesit shfaën kënaqësinë nga bashkëpunimi i gjertanishëm dhe gatishmëria dhe angazhimi për intensifikim të procesit për kyçje të Maqedonisë në këtë projekt.

Për shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, pra, gazpërçuesi është shumë i rëndësishëm për Serbinë sepse vendi nuk ka drejtim alternativ për furnizim përveç atij të Ukrainës.

Ai shpreson se me bisedime shtesë do të vijë deri te marrëveshja mes Unionit Evropian dhe Rusisë për ndërtimin e gazpërçuesit “Përroi jugor”.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.