BE është duke shqyrtuar mundësinë për kanal televiziv evropian “kundër propagandës së Putinit”, njofton ueb faqja e njohur “Bazfild” në intervistën me ministrin e Letonisë për punë të jashtme para se Riga ta merr presidencën me BE-në në fillim të vitit 2015-të. Vendet- anëtare të BE-së më seriozisht janë duke shqyrtuar mundësinë për hapjen e një kanali personal televiziv i cili do të luftojë kundër “propagandës së Putinit”.
Ministri për punë të jashtme i Letonisë, Edgars Rinkeviç, në intervistë porositi se ideja ka mbështetjen e afër 15 vendeve- anëtare të BE-së midis të cilave edhe vendet skandinave dhe baltike, Polonia, Britania e Madhe. Sipas ideja është që të krijohet kanal televiziv “me të cilin do të investohet bashkë në burim alternativ të informimit, jo në burime alternative për propagandë, por në kanal normal alternativ të televizionit, me zbavitje, lajme dhe pika faktike të informimit”.
Kanali televiziv do të emetohej në gjuhën ruse dhe do të ishte kundër- rrjet i mediumeve ruse që emetohen në gjuhët e BE-së, si Russia Today dhe Rusia Beyond the Headlines, Zëri i Rusisë, etj që prezantojnë versionin rus të konfliktit në Ukrainë dhe vizionin rus për ngjarjet globale.
Komisioni Evropian ka qenë e informuar për “mungesën e pavarësisë së mediumeve në gjuhën ruse prezent në BE dhe fqinjësi. Ka propozime për zëra alternativ mediatik dhe zëra në gjuhën ruse, përfshirë edhe kanale televizive. KE prej afër ndjek këto këmbim idesh dhe është e gatshme të shqyrtojë çdo mundësi konstruktive që të përgjigjet ndaj kësaj çështje”, pohon zëdhënësi i KE-së para gazetarëve.