BE: Politikanët menjëherë të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme

-

Komisioni Evropian sot reagoi në lidhje me protestat e djeshme para Qeverisë në Shkup, ku si pasojë u lënduan dhe arrestuan disa protestues ndërsa të lënduar kishte edhe prej policëve.

Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq deklaroi se BE përsërit shqetësimin e thellë për gjendjen në vend, siç u përmend në konkluzionet e Këshillit të ministrave të jashtëm të Bashkimit.

“BE shpreh keqardhje për shkak të lëndimeve të protestuesve dhe forcave të sigurisë. Si parim i përgjithshëm, Komisioni përsërit rëndësinë kyçe të lirisë dhe protestës së qetë si dhe bashkimin siç qëndron në konventën evropiane për të drejtat e njeriut. Këto duhet të jenë vlera të bazuara në demokraci funksionale. Kjo duhet të jenë vlerat elementare të demokracisë funksionale. Përsëris nevojën që të evitohet përdorimi i forcës disproporcionale nga policia. BE do të dëshironte të rikujtoj se nga aktorët politik pritet menjëherë të ndërmarrin aksione për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme për krizën politike, përmes angazhimit konstruktiv për fillimin e dialogut përkatës politik dhe të kthehet besimi në institucione.

T.M

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...